Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në Klinë, seanca e procedurës paraprake mbahet sot - Gazeta Express
string(120) "prokuroria-kerkon-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-vellait-ne-kline-seanca-e-procedures-paraprake-mbahet-sot-1"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 16:21

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në Klinë, seanca e procedurës paraprake mbahet sot

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 16:21

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait të tij dje në fshatin Bokshiq të Klinës.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Niçki i tha Gazetës Express se seanca e procedurës paraprake do të mbahet sot.

“Prokuroria Themelore ne Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të pandehur për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot pasdite”, tha ai.

Prokuroria Themelore e Pejës ka thënë dje se rasti ndodhu rreth orës 15:00.

“Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, njoftojnë opinionin publik se sot, rreth orës 15:08 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Bokshiq të komunës së Klinës. Policia e Kosovës me të pranuar informatën menjëherë ka dal në vend të ngjarjes dhe ka kuptuar se një person ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës”, u tha dje në njoftimin e Prokurorisë.

Të dyshuarit dje i ishte sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në vrasje si dhe disa që Prokuroria i quajti “prova të tjera relevante”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Advertisement
Advertisement
Advertisement