Prokuroria kërkon 22 vite burg për atentatorin e Çapjas dhe Muçës - Gazeta Express
string(65) "prokuroria-kerkon-22-vite-burg-per-atentatorin-e-capjas-dhe-muces"

Prokuroria kërkon 22 vite burg për atentatorin e Çapjas dhe Muçës

Gazeta Express

08/12/2019 22:30

Dënimi me 10 vite burg i Shkëlzen Hansapapaj nga gjykata e Elbasanit, nuk ka kënaqur aspak prokurorinë e Elbasanit, e cila disa ditë më parë ka apeluar vendimin e dhënë nga treshja e gjyqtarëve të Elbasanit.

Dy prokurorët e çështjes kanë çuar ankimin e tyre në gjykatën e Apelit Durrës, duke kërkuar prej kësaj të fundit që të dënojë me 22 vite burgim Shkëlzen Hasanpapaj, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë në dëm të Florenc Çapja, Bledar Muça dhe një punonjëse policie që po kalonte rastësisht në rrugë.

Lexo Edhe:

Njëherësh ky dënim është kërkuar edhe për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Ngjarja e rëndë është shënuar në qershor të 2016, ku nga të shtënat me automatik mbeti i plagosur Bledar Muça që ishte në vendin e parë të pasagjerit me makinë ku udhëtonte së bashku me mikun e tij Florenc Çapja. Pasi kreu krimin,autori Shkëlzen Hasanpapaj, u largua në drejtim të Holandës, ku më pas u arrestua nga autoritetet e këtij shteti dhe u ekstradua në Tiranë.

Edhe pse gjykata e ka dënuar me 10 vite burg, Hasanpapaj nuk i ka pranuar për asnjë moment të vetëm akuzat për ngjarjen e qershorit të 2016. Por një analizë ADN-je ka zbuluar identifikimin e tij në këtë ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në qendër të Elbasanit./shqiptarja.com