Prokuroria jep detaje për rastin në Viti- i dyshuari tentoi që me dashje t’i privoj nga jeta pesë persona, njëri prej tyre vdiq mbrëmë - Gazeta Express
string(131) "prokuroria-jep-detaje-per-rastin-ne-viti-i-dyshuari-tentoi-qe-me-dashje-ti-privoj-nga-jeta-pese-persona-njeri-prej-tyre-vdiq-mbreme"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 9:50

Prokuroria jep detaje për rastin në Viti- i dyshuari tentoi që me dashje t’i privoj nga jeta pesë persona, njëri prej tyre vdiq mbrëmë

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 9:50

Një rast tejet i rëndë ndodhi dje në komunën e Vitisë.

Një person i dyshimtë i cili po drejtonte makinën e tipit ”Opel” goditi disa persona të cilët gjendeshin në parkun e qytetit.

Si shkak i kësaj goditje u lënduan pesë persona, njëri prej të cilëve ndërroi dje gjatë trajtimit.

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Gjilan nga ku u bë e ditur se i dyshuari E.SH me dashje ka tentuar t’i privoj nga jeta të dëmtuarit, duke ua rrezikuar rëndë edhe jetën.

“Referuar kërkesës tuaj të parashtruar me date 9 shtator 2025, lidhur me rastin i cili ka ndodhur me datë 8 shtator në Viti, ku një person me inicialet E.SH me dashje ka tentuar ti privoj nga jeta  të dëmtuarit,  duke rrezikuar rëndë edhe jetën e të dëmtuarve V.G, M.A, A.F, A.S dhe E.S, që ishin  duke qëndruar në një tavolinë  në afërsi të platosë në sheshin ‘’Bafti Haxhiu’’ para banesës  kolektive në Viti”, thuhet në përgjigje.

Përpos kësaj, Prokuroria tha se me të marrë informatën – Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe vepra është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

I dyshuari në këtë rast me rekomandim të mjekut është vendosur në repartin e Psikiatrisë në Spitalin Regjional të Gjilanit.

“Lidhur me rastin, me të marrë informacionin nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe vepra është cilësuar si Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës dhe ndaj të njëjtit ka nxjerrë Aktvendim për ndalim, mirëpo me rekomandimin e mjekut, masën e ndalimit është duke u mbajte në repartin e Psikiatrisë në Spitalin Regjional të Gjilanit nga data 08.09.2025  në ora 21.45”, u tha tutje.

Përpos kësaj u shtua se pas pranimit të kallëzimit penal, prokurori ka paraqitur kërkesën ëpr caktimin e masës së paraburgimit.

“Pas pranimit të Kallëzimit penal, Prokurori i rastit ka paraqitë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me propozimin që në seancë dëgjimore të ftohet edhe eksperti mjeko – ligjor i psikiatrisë”.

E duke mos e lënë me kaq, nga Prokuroria gjithashtu u bë e ditur se sot janë njoftuar në lidhje me vdekjen e njërit nga të lëndaurve nga ky rast.

“Sot, me datë 10 shtator jemi informuar se personi me inicialet A.F ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe është urdhëruar autopsia e trupit të pajetë, për çka edhe vepra penale do të ri cilësohet në Vrasje e rëndë nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës”.

Personi që humbi jetën nga ky rast është Aulon Ferizi, 21 vjeçar.

I njëjti vdiq derisa po trajtohej nga spital si shkak i plagëve të marra në këtë rast.

Rasti në fjalë u konfirmua dje edhe nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë se i dyshuari M.K.SH, (2004) dyshohet se me veturën e tij ‘’Opel Insingne’’ , me tabela 06, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, devijon rrugën ku fillimisht godet disa karrige në park, dhe më pastaj godet pesë persona M.K.SH, të cilët kishin qenë duke qëndruar aty, me çka u shkakton lëndime trupore. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku pas hetimit fillestar, dyshohet se, i dyshuari i ka goditur viktimat. I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor fillimisht në emergjencën QKMF –Viti, e pastaj në Emergjencën rajonale në Gjilan, ku vazhdojnë të trajtohen (sipas raportit të mjekut jashtë rrezikut për jetë), si dhe njëri nga viktimat, i lënduar rëndë, është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është i ndaluar për 48 orë , rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet “VRASJE RËNDË NË TENTATIVË”.