Prokuroria jep detaje për bastisjet e sotme, njofton se janë arrestuar disa persona për keqpërdorim të pronës publike - Gazeta Express
string(116) "prokuroria-jep-detaje-per-bastisjet-e-sotme-njofton-se-jane-arrestuar-disa-persona-per-keqperdorim-te-prones-publike"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 17:49

Prokuroria jep detaje për bastisjet e sotme, njofton se janë arrestuar disa persona për keqpërdorim të pronës publike

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 17:49

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje për bastisjet dhe kontrollet e realizuar sot në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë e Arkivave të Kosovës, por  edhe në disa lokacione tjera me interes për hetimin. Nga prokuroria është bërë e ditur se ky aksion është kryer në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Nga prokuroria është njoftuar se nga aksioni në fjalë në polici janë shoqëruar pesë persona, M.B., V.B. B.SH. M.B. dhe Z.SH.,, ku pas intervistimit disa prej tyre janë arrestuar.

‘‘Hetimet lidhen me rastin e bartjes së paligjshme të pronës publike në pronësi private përmes një aktgjykimi të falsifikuar. Prona në fjalë gjendet në Veternik të Prishtinës, dhe është pronësi publike e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) përkatësisht të ndërmarrjes shoqërore RTP’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Bastisje dhe arrestime për keqpërdorim të pronës publike

Prishtinë, 16 Korrik 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, njofton opinionin publik, se në kuadër të çështjes penale me shenjën PP.I.126K/23, ka realizuar sot bastisje dhe kontroll të autorizuar nga Gjykata, në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.

Kontrolli është zhvilluar në dy insititucione shtetërore: Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë e Arkivave të Kosovës, si dhe disa lokacione tjera me interes për hetimin.

Gjatë këtij aksioni, janë shoqëruar në polici pesë persona M.B., V.B. B.SH. M.B. dhe Z.SH., ndërsa pas intervistimit, disa prej tyre janë arrestuar, mbi dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, gjatë së cilës hetimet po vazhdojnë ende për rastin e bartjes së pronave publike në private në mënyrë të kundërligjshme.

Hetimet lidhen me rastin e bartjes së paligjshme të pronës publike në pronësi private përmes një aktgjykimi të falsifikuar. Prona në fjalë gjendet në Veternik të Prishtinës, dhe është pronësi publike e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) përkatësisht të ndërmarrjes shoqërore RTP.

Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që dëmtojnë interesin publik dhe pasurinë publike.