Në kuadër të aksionit të gjerë ku u sekuestruan mbi 40 ton marihuanë nga disa persona juridikë në vend, Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit tek pas disa ditësh bëhet e zëshme se po heton dyshimet e lidhjeve të narko-dilerëve të Serbisë me kompanitë vendore që kultivojnë marihuanën për qëllime mjekësore. Ata thonë se po vazhdohen aktivitete me policinë dhe Komisionin për miratimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga organi akuzës thonë se janë në koordinim edhe me prokuroritë e tjera publike me juridiksion vendor, të cilat veprojnë në rastet e veprave penale të përcaktuara në Ligjin për Kontrollin drogave-narkotike.
“Me qëllim të vërtetimit të plotë të fakteve dhe rrethanave, prokurori i kësaj lënde është në komunikim me Prokurorinë Themelore Publike të Republikës së Serbisë, me qëllim shkëmbimin e informacionit relevant për procedurën që do të ndihmojë në përcaktimin e një lidhjeje të mundshme midis dy rasteve dhe origjinës së marihuanës. Njëkohësisht, prokurori kompetent po ndërmerr edhe veprime të tjera në përputhje me kompetencat e tij ligjore, duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të personave si dëshmitarë, me qëllim mbledhjen e provave dhe fakteve relevante për procedurën”, thotë Prokuroria.
tag_katrorimaqedoni_2
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...