Prokuroria fillon hetimet për objektin tek qendra "Mavrovasja" - Gazeta Express
string(60) "prokuroria-fillon-hetimet-per-objektin-tek-qendra-mavrovasja"

Prokuroria fillon hetimet për objektin tek qendra “Mavrovasja”

Gazeta Express

07/08/2020 17:05

Ministria e Brendshme njofton se në Prokurori kanë dorëzuar raport për ndërtimin e paligjshëm te Qendra Tregtare “Mavrovasja”, ku në vendin e lokalit të djegur ndërtohet objekt, përcjell Gazeta Express.

Njësia e Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik prokurorëve u ka dorëzuar dokument për të gjitha masat e ndërmarra dhe provat që ata morën për veprën penale “ndërtim të paligjshëm”. Për autoritetet, ende është e panjohur kush e ndërton objektin ilegal.

Lexo Edhe:

Komuna e Çairit përmes gazetës i kërkonte investitorit që vetë ta prish ndërtesën. Pasi që nuk u paraqit askush si ndërtues i objektit, komuna shpalli tender dhe kërkoi të angazhojë një kompani që do ta prishte atë. Por asnjë kompani nuk iu përgjigj thirrjes dhe komuna e Çairit shpalli tender të ri për prishjen e ndërtesës.