Prokuroria e Tiranës sekuestron vilën me dokumente të falsifikuara në Petrelë - Gazeta Express
string(77) "prokuroria-e-tiranes-sekuestron-vilen-me-dokumente-te-falsifikuara-ne-petrele"

Prokuroria e Tiranës sekuestron vilën me dokumente të falsifikuara në Petrelë

Shqiperi

Gazeta Express

21/04/2024 11:19

Ndërtim i paligjshëm dhe Falsifikimi i dokumenteve, Prokuroria e Tiranës sekuestron vilën 2-katëshe në Petrelë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u vendos sekuestro preventive mbi një objekt ndërtimi dy kate në emër të shtetasit Xh.Ç. me sipërfaqe toke rreth saj 660 m2 në Kërrabë, Petrelë, pjesë e parcelës ku Prokuroria sekuestroi edhe 7 ndërtesa në formë vilash me strukturë betoni me sipërfaqe të ndryshme dhe me mbulesa të llojit çati dhe tarracë betoni.

Lexo Edhe:

Ndërtimet ishin formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që dokumentacioni tekniko-ligjor rezultoi me të dhëna të rreme.

Në vitin 2023, u regjistrua procedimi penal nr.504 për veprën penale “Ndërtim të paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i K.Penal në lidhje me ndërtimin e kryer nga ana e shtetasit Xh. Ç. në parcelën me numër nr.2/a të Ekonomisë Pyjore Krrabë, Petrelë.

Në vijim të hetimeve për ndërtimet pa leje, u konstatua se në parcelën pyjore nr.2/a të ekonomisë pyjore ‘Krrabë–Gurrë’, janë kryer ndërhyrje të cilat bien në kundërshtim me legjislacionin e pyjeve dhe në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Nga studimi i akteve, rezultoi se përveç veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” është konsumuar edhe vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e parashikuar nga neni 186 i K.Penal, pasi sipas Akt Ekspertizës së Thelluar, dt.12.09.2022, në pamje të parë duket të jetë lëshuar nga Instituti i Ndërtimit por që nga informacioni i marrë, ky akt nuk rezulton të jetë kryer përsa kohë nuk është proceduar me kryerjen e një veprimi të tillë për shtetasin Xh.Ç.