Prokuroria e Strugës nisi hetim për ndotjen e ujit të pijshëm - Gazeta Express
string(61) "prokuroria-e-struges-nisi-hetim-per-ndotjen-e-ujit-te-pijshem"

Maqedoni

Gazeta Express

13/02/2026 12:51

Prokuroria e Strugës nisi hetim për ndotjen e ujit të pijshëm

Maqedoni

Gazeta Express

13/02/2026 12:51

Në lidhje me informacionin për ndotjen e madhe të ujit të pijshëm dhe nevojave themelore në zonën e qytetit të Strugës, Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka hapur lëndë për të hetuar shkaqet dhe krimet e mundshme të kryera kundër mjedisit dhe natyrës.

Në koordinim me Ministrinë e Brendshme – DPB Struga, është lëshuar urdhër që policia gjyqësore të inspektojë vendndodhje në fshatin Shum, ku ndodhen burimet nga të cilat furnizohet me ujë të pijshëm zona e qytetit të Strugës.

“Në inspektim duhet të marrin pjesë edhe shërbimet inspektuese kompetente në fushën e mjedisit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Qendra për Shëndetin Publik. Do të ndërmerren edhe veprime të tjera inspektuese”, thonë nga Prokuroria.

Advertisement
Advertisement
Advertisement