Pas shkresës që i ka dërguar KQZ-së, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për Kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Verifikimet kanë nisur pas kërkesës që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar dy ditë më Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe.
Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.