string(54) "prokuroria-e-pejes-ndalon-mbi-130-persona-per-tre-muaj"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 9:53

Prokuroria e Pejës ndalon mbi 130 persona për tre muaj

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 9:53

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars të këtij viti ka ndaluar gjithsej 131 persona për vepra të ndryshme penale.

Siç njofton Prokuroria, nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, ka ndaluar gjithsej 131 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

“Mesatarja për muaj e ndalimit të personave për 48 orë është 43 persona të ndaluar për një muaj pune”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në fund thuhet se Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës.