Drejtoria e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të organizuar në Prishtinë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Pejës kanë kryer një aksion në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar në flagrancë katër persona.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar për Express se tre prej tyre dyshohen për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje”.
“Sot Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të organizuar në Prishtinë pas zbatimit të masave të veçanta, kanë arritur që t’i kapin në flagrancë katër persona, tre prej tyre për veprën penale “detyrimi” dhe një për “armëmbajtje pa leje”. Që të tre janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe brenda afatit kohor të njëjtit do të ndalohen me urdhër të prokurorit të shtetit për të proceduar më tutje për veprimet tjera ligjore”, tha Nikçi.