Prokuroria Publike Shtetërore e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje shtesë për vdekjen e 24-vjeçares, Daorsa Spahija nga Gjakova në qytetin e Tetovës.
Kjo prokurori ka deklaruar se janë duke vazhduar “në detaje të gjitha hetimet” për rastin në fjalë.
“Një prokuror kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka kryer inspektimin në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një vajze të re, si dhe në banesën me qira ku ajo qëndronte”.
“Të gjitha veprimet po ndërmerren për të hetuar shkaqet e vdekjes, me kontrolle të detajuara dhe ekspertiza në vendngjarje, megjithëse gjetjet fillestare dhe gjurmët në vend nuk tregojnë se vdekja është rezultat i ndonjë vepre penale”.
“Megjithatë, është urdhëruar kryerja e autopsisë, disa persona do të merren në pyetje, ndërsa Prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
24-vjeçares i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e qytetit të Gjakovës./Klankosova.tv