Prokuroria e Gjilanit jep detaje për vdekjen e prokurorit nga COVID-19 - Gazeta Express
string(70) "prokuroria-e-gjilanit-jep-detaje-per-vdekjen-e-prokurorit-nga-covid-19"

Gazeta Express

16/08/2020 12:12

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për vdekjen e prokurorit nga COVID-19

Gazeta Express

16/08/2020 12:12

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar për vdekjen e prokurorit Esat Ademi, i cili ishte infektuar me COVID-19

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Ademi ka vdekur në mëngjesin e sotëm.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, ju njofton se sot, më 16 Gusht 2020, me pikëllim të thellë mori lajmin se, në orët e para të mëngjesit është ndarë nga jeta prokurori Esat Ademi”, thuhet në njoftim.

Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

“I ndjeri Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili me përkushtim të lartë, dinjitet dhe profesionalizëm i shërbeu institucionit dhe vendit”, bëhet e ditur në njoftim./Express/