Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurisë së të dënuarit për drogë - Gazeta Express
string(74) "prokuroria-e-fierit-kerkon-konfiskimin-e-pasurise-se-te-denuarit-per-droge"

Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurisë së të dënuarit për drogë

Shqiperi

Gazeta Express

27/09/2023 11:41

Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së një të dënuari për drogë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet e procedimit pasuror nr. 2 të vitit 2022 dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për konfiskimin e pasurisë së shtetasit M.K., si më poshtë: -Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103m2, Zona Kadastrale 8270, Tiranë”, njofton porkuroria.

Lexo Edhe:

Nga hetimi ka rezultuar se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit M. K., i dënuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.