Prokuroria e Apelit refuzon ankesën e Kusarit kundër vendimit të Prokurorisë Themelore për hedhjen e kallëzimit penal ndaj Llugaliut - Gazeta Express
string(132) "prokuroria-e-apelit-refuzon-ankesen-e-kusarit-kunder-vendimit-te-prokurorise-themelore-per-hedhjen-e-kallezimit-penal-ndaj-llugaliut"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 11:20

Prokuroria e Apelit refuzon ankesën e Kusarit kundër vendimit të Prokurorisë Themelore për hedhjen e kallëzimit penal ndaj Llugaliut

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 11:20

Aktivistja e shoqërisë civile, Flutura Kusari, ka njoftuar se Prokuroria e Apelit ka hudhur ankesën e saj kundër vendimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me të cilin është hudhur kallëzimi penal që e ka ushtruar ndaj Mentor Llugaliut.

“Prokuroria e Apelit e ka refuzu ankesen time në rastin e ngacmimit të obsesinuar më shumë se tre vjeçar nga mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje Mentor Llugaliu”, shkruan Kusari.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari tha se ashtu sikurse Themelorja, edhe Prokuroria e Apelit ka konsideruar se ngacmimi ndaj saj nuk është vepër penale.

Ajo ka publikuar disa nga shprehjet që Llugaliu i ka përdorur në postimet e tij, e që pretendohet se cak i tyre ishte Kusari.

“P* i mickojes”, “Mickoja e k*”, Nonen pa ta ** mos e lasha”, “Pogllavicë e krimit”, “E bullizuara ime e vitit”, “…Valla Mickojë kot e ki, se për sa të jam gjallë kurrë s’kam me ta hjekë nxemjen prej maksimumi!”, janë disa prej shprehjeve që publikoi Kusari.

Sipas Kusarit, arsyetimi i Apelit është pothuajse i njëjtë me atë të Themelores, e që sipas saj ky vendim mund ta trimërojë Llugaliun të vazhdojë me ngacmim.

“Do të doja të ndaja publikisht disa pika të arsyetimit të Apelit me juve por nuk ka ndonjë arsyetim, janë disa rreshta copy paste nga aktvendimi i Themelores. E vetmja fjali shtesë është “nuk jemi të obliguar t’i adresojmë të gjitha pretendimet e ankesës”. Në këtë mënyrë, falë Prokurorisë Themelore të Prishtinës, mbështetësi i VV-së i cili është i obsesinuar në mua për shkak të aktivizmit tim dhe për shkak se ka dështuar të merr post publik në bordin e RTK-së, është trimëruar dhe vazhdon të më ngacmojë”, shkruan Kusari.

Ajo tha se kjo gjë po i shkakton ankth e frikë, andaj do vazhdojë t’i dokumentojë postimet dhe t’i drejtohet sërish organeve të ndjekjes.

“Kjo vëmendje e vazhdueshme dhe ky obsesionim po më shkakton ankth, frikë, shqetësim të madh, po më streson dhe kam frikë që do të eskalojë. Mua më mbetet vetëm një rrugë ligjore – që postimet ngacmuese nga mbështetësi i VV-së i obsesionuar në mua të vazhdoj t’i dokumentoj dhe pas disa ditësh t’i drejtohem përsëri organeve të ndjekjes, ndonëse nuk kam besim të lartë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës por kjo është e vetmja adresë që e kam për të kërkuar mbrojtje. P.S Nëse Facebook e largon postimin për shkak se i kam shkruar shprehjet e plota, e postoj prapë me shprehje të cenzuruara”, shkruan Kusari.

Aktivistja e shoqërisë civile, Flutura Kusari, më 20 qershor 2025 kishte njoftuar se ka ngritur kallëzim penal ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online. Ndërkaq më 1 korrik 2025, ajo ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hudhur poshtë kallëzimin penal.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) më 20 qershor kishte reaguar duke mbështur reagimin e aktivistes së shoqërisë civile, Flutura Kusari, e cila kishte njoftuar se ka ngritur kallëzim penal ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online.

IKD ka ndihmuar aktivisten Kusari në përgatitjen e kallëzimit penal, duke vlerësuar njëkohësisht se ky rast është rasti më i madh i ngacmimit online ndaj një aktivisteje të shoqërisë civile. /BetimipërDrejtësi