B.M. është arrestuar për “Kanosje” e “Lëndim të lehtë trupor”. Bëhet fjalë për të dyshuarin që sulmoi gjinekologun Afrim Veliu dhe la një granatë dore në ordinancën e tij.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se atij i janë sekuestruar një telefon, një palë rroba sportive dhe një çip që dyshohet se janë përdorur dhe kanë lidhje me rastin nën hetim.
Ndaj tij do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.
Komunikata e plotë:
Arrestohet i dyshuari për Kanosje dhe Lëndim të Lehtë Trupor
Prishtinë, 28 Maj 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik, se Prokurori i shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar B.M., për kryerjen e veprës penale ‘’Kanosja’’ bazuar nga neni 181 si dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në kuadër të veprimeve hetimore, gjatë bastisjes së realizuar në vendbanimin e të dyshuarit janë sekuestruar një telefon celular, një palë rrobe sportive si dhe një paisije (çip), të cilat dyshohet se janë përdorur dhe që kanë lidhje me rastin nën hetim.
Andaj, Prokurori i shtetit, brenda afati ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, po vazhdon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.