Prokuroria dhe MPB-ja kryen inspektime në vendin e zjarrit në Trubarevë - Gazeta Express
string(71) "prokuroria-dhe-mpb-ja-kryen-inspektime-ne-vendin-e-zjarrit-ne-trubareve"

Maqedoni

Gazeta Express

17/09/2025 15:13

Prokuroria dhe MPB-ja kryen inspektime në vendin e zjarrit në Trubarevë

Maqedoni

Gazeta Express

17/09/2025 15:13

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup dhe ekipe inspektimi nga Ministria e Brendshme kryen sot inspektim në vendngjarje pas zjarrit në Trubarevë. Aktivitetet e inspektimit u ndërmorën si në lidhje me ndodhjen e zjarrit ashtu edhe në lidhje me ruajtjen e mbeturinave në vendin në fjalë. U kryen fotografime dhe xhirime me dron të vendit, përcjell Gazeta Express nga Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh mbulimin e vendit për arsye sigurie, aktivitetet e inspektimit në terren janë të vështira. Me urdhër të prokurorit publik, vendi do të mbetet i siguruar në periudhën e ardhshme për nevojat e procedurës. Matje shtesë të ndotjes do të vazhdojnë të kryhen atje nga Ministria e Mjedisit, ndërsa në teren do të dalë edhe një ekspert nga fusha e ekologjisë”, thonë nga Prokuroria.

Një ekip zjarrfikës është ende i stacionuar në vendngjarje, sepse tymi i herëpashershëm vazhdon të shfaqet në një pjesë të vendit dhe ekziston rreziku i ndezjes së re. Prokuroria dhe autoritetet hetimore vazhdojnë të ndërmarrin veprime të tjera për të hetuar plotësisht ngjarjen.

Kujtojmë se zjarri në Trubarevë shpërtheu më 13 shtator në objektin e firmës “F-Grupacioni” e cila merret me mbeturina elektronike, janë përfshirë edhe dy objekte në të cilët ka pasur sasi e madhe e mbeturinave plastike. Nuk ka të lënduar në zjarr, por gjatë natës së incidentit e deri në orët e pasdites, në rajonin e Trubarevës janë realizuar 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë, gjatë të cilave një person është transportuar në spital dhe është bërë transporti në një vendbanim tjetër i një personi të palëvizshëm.

Gjykata Penale ndërkohë më 15 shtator, urdhëroi paraburgim afatshkurtër prej 48 orësh për katër persona, të cilët u mbajtën në Gjykatën Penale në lidhje me zjarrin, ndërsa Prokuroria më 16 shtator kërkoi vazhdimin e paraburgimit edhe për 48 orë të tjera.