Prokuroria autorizon Policinë për veprime hetimore pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara për cenim të votës - Gazeta Express
string(121) "prokuroria-autorizon-policine-per-veprime-hetimore-pas-pranimit-te-informatave-se-ka-raste-te-dyshuara-per-cenim-te-votes"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2025 12:13

Prokuroria autorizon Policinë për veprime hetimore pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara për cenim të votës

Lajme

Gazeta Express

16/01/2025 12:13

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka thënë se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025.”

Në komunikatë thuhet se ka autorizuar Policinë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore pas pranimit të informacioneve se ka raste të dyshuara për veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”.

“Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.”

“Prokurori i Shtetit do të ndalojnë çdo qytetarë që në çfarëdo mënyre do të tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit, duke i përcjellë në prokurori informatat që kanë lidhur me keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement