Prokurori special jep detaje për arrestimin e 5 personave: Hetimet treguan se ishin pjesë e Njësive të policisë së Serbisë - Gazeta Express
string(121) "prokurori-special-jep-detaje-per-arrestimin-e-5-personave-hetimet-treguan-se-ishin-pjese-e-njesive-te-policise-se-serbise"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2026 13:26

Prokurori special jep detaje për arrestimin e 5 personave: Hetimet treguan se ishin pjesë e Njësive të policisë së Serbisë

Lajme

Gazeta Express

14/06/2026 13:26

Prokuroria Speciale në rastin e njohur si “Reçaku II”, së bashku me Policinë e Kosovës, kanë bërë arrestimin e pesë personave. Pas operacionit, në një konferencë për media, prokurori special Ilir Morina ka dhënë detaje.

Në fjalën e tij hyrëse, prokurori Morina, tha para mediave “Prokuroria ka ngritë një aktakuzë për rastin e Masakrës së Reçakut në dhjetor të vitit të kaluar, hetimet nuk kanë përfunduar. Kemi vazhdu me mbledhjen e dëshmive të rëndësishme. Hetimet që kemi zhvilluar këto gjashtë muaj, kemi arritë të identifikojmë disa persona që kanë qenë pjesë e Njësive të policisë së Serbisë në atë kohë, që kanë marrë pjesë në aksionin e 15 janarit 1999 në fshatin Reçak”, transmeton Gazeta Express.

“Pasi kemi siguruar prova të mjaftueshme, kemi kërkuar urdhër-arrestin dhe urdhërkontrollin, gjykata ka aprovuar kërkesën tonë. Sot kemi ekzekutuar urdhërin, kemi arrestuar pesë persona, të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut”, u shpreh prokurori.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement