Prokurori i Shtetit po mbikëqyrë procesin e votimit në Veri - Gazeta Express
string(59) "prokurori-i-shtetit-po-mbikeqyre-procesin-e-votimit-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2024 9:05

Prokurori i Shtetit po mbikëqyrë procesin e votimit në Veri

Lajme

Gazeta Express

21/04/2024 9:05

Prokuroria i Shtetit është duke mbikëqyrur procesin e votimit në katër komunat në veri të Kosovës.

Kështu thuhet në një njoftim për media.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke mbikëqyrë procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat e Republikës së Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.”

Përveç prokurorëve të shtetit, në terren është e angazhuar edhe Policia e Kosovës.

“Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët e shtetit së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar, në stacione policore të katër komunave gjegjëse, për të mbikëqyrë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit të votimit, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.”

“Po ashtu, Prokurori i Shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me  keqpërdorimet lidhur me këtë proces.”