Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela: Një kod i ri penal është i parakohshëm, gjyqtarët janë të mbingarkuar - Gazeta Express
string(105) "prokurori-i-pergjithshem-olsian-cela-nje-kod-i-ri-penal-eshte-i-parakohshem-gjyqtaret-jane-te-mbingarkuar"

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela: Një kod i ri penal është i parakohshëm, gjyqtarët janë të mbingarkuar

Shqiperi

Gazeta Express

17/04/2024 20:04

Pas raportimit sot në Këshillin e Lartë të Prokurorëve, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha për gazetarët se ndryshimi i shpeshtë i Kodit Penal është i dëmshëm në kushtet kur sot gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbingarkuar.

‘Unë mendoj që nuk ka asnjë nxitim për një Kod të ri Penal. Mendoj se sfidat për sistemin e drejtësisë sot janë të tjera. Është rritja e efikasitetit, plotësimi i vakancave, rritja e përgjigjeve e atyre që janë pritshmëritë e opinionit publik për organet e drejtësisë. Mbasi ne të arrijmë një normalitet në funksionimin e institucioneve të drejtësisë mund të diskutojmë një këndvështrim tjetër për një kod të ri penal. Imagjinoni sot një kod të ri t’ia prezantosh prokurorëve apo gjyqtarëve në kushtet e mbingarkesës. Një kodi i ri penal është i parakohshëm në kushtet ku ndodhet sot sistemi sot.’, tha Çela.

Lexo Edhe: