Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës thotë se Maduro ka imunitet diplomatik - Gazeta Express
string(76) "prokurori-i-pergjithshem-i-venezueles-thote-se-maduro-ka-imunitet-diplomatik"

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 17:40

Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës thotë se Maduro ka imunitet diplomatik

Lajme

Gazeta Express

06/01/2026 17:40

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Saab, kërkoi lirimin e udhëheqësit të rrëzuar venezuelan Nicolas Maduro, duke thënë se ai gëzon “imunitet diplomatik”.

Prokurori i përgjithshëm i bëri thirrje Alvin K. Hellerstein, gjyqtarit amerikan përgjegjës për çështjen e Maduro-s, që të “respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të vazhdojë të njohë mungesën e juridiksionit të gjykatës nën drejtimin e tij për të gjykuar udhëheqësin e një shteti sovran, si atdheu venezuelan, i cili mbrohet nga imuniteti diplomatik, e përsëris, si kryetar shteti”.

Saab i kërkoi gjithashtu Hellerstein-it që të “ndalojë të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut që janë kryer ndaj presidentit, bashkëshortes së tij dhe, natyrisht, ndaj popullit venezuelan”.

Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u deklaruan të pafajshëm dje në paraqitjen e tyre të parë në gjykatë në New York.

Advertisement
Advertisement
Advertisement