Prokurori i Përgjithshëm dhe Avokati i Popullit japin dorëheqjen në Venezuelë! Presidentja e përkohshme premtoi reformë gjyqësore - Gazeta Express
string(128) "prokurori-i-pergjithshem-dhe-avokati-i-popullit-japin-doreheqjen-ne-venezuele-presidentja-e-perkohshme-premtoi-reforme-gjyqesore"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 23:23

Prokurori i Përgjithshëm dhe Avokati i Popullit japin dorëheqjen në Venezuelë! Presidentja e përkohshme premtoi reformë gjyqësore

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 23:23

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek Saab, si dhe Avokati i Popullit, Alfredo Ruiz Angulo, kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në Asamblenë Kombëtare të vendit, njoftoi sot sekretari i këtij institucioni.

Sipas kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, deputetët do të zgjedhin zëvendësues të përkohshëm deri në emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm dhe Avokatit të ri të Popullit.

Zhvillimi vjen pasi presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, në fund të janarit premtoi reforma në sistemin gjyqësor të vendit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi arsyet e dorëheqjeve, ndërsa pritet që parlamenti të nisë procedurat për emërimet e përkohshme në ditët në vijim. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement