Prokurori Holding: Shtabi i Përgjithshëm përcolli qëllimin e përbashkët kriminal - Gazeta Express
string(79) "prokurori-holding-shtabi-i-pergjithshem-percolli-qellimin-e-perbashket-kriminal"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 17:19

Prokurori Holding: Shtabi i Përgjithshëm përcolli qëllimin e përbashkët kriminal

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 17:19

Prokurori Metthew Holing tha se i hedh poshtë argumentet e mbrojtjes së Hashim Thaçit se Prokuroria nuk ka prova të ndonjë urdhri apo komunikimi të drejtpërdrejtë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që ta përcillte qëllimin e përbashkët kriminal të pretenduar.

Ai shtoi se provat përmbajnë një diskutim lidhur me “ekzekutimin masiv të të ndaluarve”.

“Vrasësit që i gjuajtën thanë, citoj: ‘Kemi urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm t’i largojmë të burgosurit’. Pas kësaj, ata i çuan në vendin e ekzekutimit”, tha Holing.

“Ky është Shtabi i Përgjithshëm ku ishin pjesë të gjithë të akuzuarit asokohe. Ky ishte urdhër i drejtpërdrejtë nga Shtabi i Përgjithshëm që përcillte qëllimin kriminal për të cilin akuzohen. Kjo provë nuk mund të eliminohet”, shtoi ai.

Holing tha se kritika e mbrojtjes së Prokuroria po mbështetet në prova vetëm inkriminuese dhe jo shfajësuese, nuk qëndron.

“Në dosjen tonë gjeni shpjegime të hollësishme pse dëshmitarët janë të besueshëm. Provat shfajësuese nuk u rrëzuan asnjëherë pse ishin të tilla, prandaj disa pretendime që ishin bërë më herët, u modifikuan ose nuk i kemi marrë më për bazë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement