Prokurori bullgar paraqet dyshimin më të madh për aksidentin tragjik - Gazeta Express
string(68) "prokurori-bullgar-paraqet-dyshimin-me-te-madh-per-aksidentin-tragjik"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 10:24

Prokurori bullgar paraqet dyshimin më të madh për aksidentin tragjik

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 10:24

Ka filluar konferenca e Prokurorisë bullgare për hetimin e tragjedisë që la të vdekur 45 persona, që ishin në autobusin “Besa Trans”.

Sipas prokurorit, deri tani, dyshimi më i madh është gabimi njerëzor, sinjalizim i dobët.

Lexo Edhe:

“Do bëhet ekspertizë nga ekspertët teknik për defektet e autobusit”, ka thënë ai, shkruan alsat.mk

Zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov ka deklaruar sot se sipas ekspertizës mjeko-ligjore, të gjitha viktimat e aksidentit në Bullgari, kanë vdekur nga zjarri.

“Të gjitha viktimat në autobusin e aksidentuar kanë vdekur si pasojë e asfiksisë nga zjarri, e jo nga lëndimet nga aksidenti, sipas të dhënave të ekspertizës mjeko-ligjore të caktuar nga hetimi, njoftoi sot zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov”