Prokurorët që hetuan Bill Clintonin do ta mbrojnë Trumpin kundër shkarkimit - Gazeta Express
string(75) "prokuroret-qe-hetuan-bill-clintonin-do-ta-mbrojne-trumpin-kunder-shkarkimit"

Gazeta Express

17/01/2020 20:49

Prokurorët që hetuan Bill Clintonin do ta mbrojnë Trumpin kundër shkarkimit

Gazeta Express

17/01/2020 20:49

Ekipi mbrojtës i Presidentit amerikan Donald Trump në seancën e senatit ku diskutohet shkarkimi i tij, do të përfshijë prokurorët specialë që morën pjesë në përpjekjen për impeachment-in e Bill Clintonit.

Trump do të përfaqësohet nga Ken Starr dhe Robert Ray, të cilët kanë hetuar Klintonin, si dhe Alan Dershowitz, që ka pasur mes të tjerësh për klient OJ Simpson.

Lexo Edhe:

Grupin e kryeson këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone dhe Jay Sekulow , avokati personal i presidentit. Deklaratat në çeljen e seancës në senat pritet të mbahen javën e ardhshme. Si për ta betonuar edhe më shumë ekipin, është kërkuar edhe prania e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Floridas, Pam Bondi.

Dershowitz i tha CBS News, partnerit të BBC në SHBA, se kishte biseduar me shefin e Shtëpisë së Bardhë për çështjen. “Unë pranova të marr pjesë si një studiues i pavarur kushtetues,” tha profesori në pension Universitetit të Harvardit.

“Personalisht, nuk kam asnjë qëndrim politik- fokusi im i vetëm, është kushtetuta”, ka shtuar ai. Shqetësimi kryesor I ekspertit është se cfarë precendeti mund të krijonte ky shkarkim. Një lëvizje e tillë për Dershowitz, do të dobësonte presidencën e do ta kthente impeachment-in në armë për taktika politike.

Në Shtëpinë e Bardhë megjithatë thuhet të ketë pasur disa kundërshtime ndaj pjesëmarrësjes së tij, për shkak se ka mbrojtur dikur edhe financierin e akuzuar për trafik seksual, Jeffrey Epstein. Ndërsa Starr ka qenë hetuesi kryesor I cështjes Whitewater kundër Klintonit në vitet 1990, gjatë të cilës dolën në dritë dhe prova të marrëdhënies së ish presidentit me Monica Lewinsky.