Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike hidhet sërish sot në votim - Gazeta Express
string(65) "projektligji-per-rimekembjen-ekonomike-hidhet-serish-sot-ne-votim"

Gazeta Express

17/09/2020 7:39

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike hidhet sërish sot në votim

Gazeta Express

17/09/2020 7:39

Kuvendi i Kosovës sot do të hedhë sërish në votim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që mes tjerash, parasheh ndryshimet ligjore që mundësojnë tërheqjen e 10% nga Trusti.

Deputetët do të votojnë edhe për dy propozim-rezoluta rreth menaxhimit të pandemisë, asaj të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Lexo Edhe:

Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit, pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar OEN të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, të propozuar nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes është pika e dytë.

Legjislativi do të votojë në parim edhe rreth projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike nuk është votuar në lexim të parë gjatë gushtit, pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin refuzuar ta votojnë, ndonëse ministrja e Financave Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij.