Inter dhe Milan kanë nënshkruar një marrëveshje me studiot arkitekturore Foster + Partners dhe MANICA për të projektuar stadiumin e ri të dy klubeve.
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Interit, zikaltërit konfirmuan marrëveshjen dhe mirëpritën dy studiot për kontributin e tyre në propozimin e stadiumit të ri me kapacitet 71,500 ulëse.
Inter e përshkruan atë si “një investim strategjik për të ardhmen dhe një shenjë e prekshme e angazhimit ndaj qytetit të Milanos, historisë së tij dhe trashëgimisë kulturore, arkitekturore dhe sportive.”
Java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e projektit të stadiumit të ri të klubeve milaneze.
Të enjten, Këshilli i Qytetit të Milanos do të mblidhet në sallën e Palazzo Marino, për të diskutuar detajet specifike të stadiumit të ri që do të zëvendësojë San Siron.
Më pas, të hënën e ardhshme, këshilli do të rimbledhet dhe do të votojë nëse do të miratohet ose jo shitja e stadiumit aktual dhe e tokës përreth.
Pasi shitja të miratohet, të dy klubet do të mund të shtyjnë përpara projektin, tashmë të pajisur me partnerë arkitekturorë për të vazhduar me zhvillimin./GazetaExpress/