Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi.
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e akordimit të titullit “Doctor Honoris Causa”, Generalit të NATO-s Christopher G. Cavoli.
Gjatë fjalës së tij deklaroi sot se Shqipëria është gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi.
“Nuk janë vetëm fjalë, por është një bashkëpunim dhe bashkëpunimi shkon nga të dyja krahët. Sepse Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrën e vetë, por kur bashkëpunimi është në të dyja krahët është shkëlqyer. Dhe sikundër thuhet: Zoti e bekoftë SHBA-në! Zoti bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Rama.