Më 2 gusht filloi edicioni i sivjetmë i Festivalit “Dokufest”. Në mesin e aktiviteteve dhe filmave pjesë e këtij edicioni janë edhe prodhimet e përkrahura nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Gjashtë filma të mbështetur nga QKK-ja shfaqen në kategori të ndryshme dhe shfaqje speciale.
“Rrugës” nga Samir Karahoda
“Krahët e punëtorëve” nga Ilir Hasanaj
“Si e verdhë e Sëmurë” nga Norika Sefa
“Sign” nga Erblin Nushi
“Fran and Verka” nga Sovran Nrecaj dhe
“Afterwar” nga Birgitte Stærmose
Edicioni ‘New Order’ i Dokufestit u hap me kryeveprën e Stanley Kubrick – “Dr. Strangelove: or How I Learned to stop worrying and Love the Bomb” dhe do të mbyllet me shfaqjen speciale të filmit të shkurtër “Rrugës” nga Samir Karahoda.