Progres-raporti i BE-së, Rama dhe Gonzato konferencë të përbashkët sot në Kryeministri - Gazeta Express
string(85) "progres-raporti-i-be-se-rama-dhe-gonzato-konference-te-perbashket-sot-ne-kryeministri"

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 8:58

Progres-raporti i BE-së, Rama dhe Gonzato konferencë të përbashkët sot në Kryeministri

Shqiperi

Gazeta Express

05/11/2025 8:58

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, do të zhvillojnë sot një konferencë për shtyp në Kryeministri, në orën 11:00.

Ngjarja vjen pas publikimit të progres-raportit të BE-së, ku vlerësohet linja e qëndrueshme e Shqipërisë në përputhje me politikën e jashtme të Unionit.

Raporti thekson mbështetjen e vendit për sanksionet ndaj Rusisë si dëshmi e besueshmërisë së tij si partner.

Nga Brukseli, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, përgëzoi Shqipërinë për përparimin në procesin e negociatave me BE-në.