Dita e gjashtë e Festivalit të Teatrove në qytetin e Ferizajt në Teatrin ‘Adriana’ fillon si çdo ditë tjetër në ora 14:00. Punëtoria “Forum teatri si kundërpërgjigje ndaj bullizmit” do të mbahet në Galerinë e Arteve.
Vazhdohet me shfaqje “Mjekimi” prodhim i teatrit Ultra me autore Enda Walsh dhe regji të Qazmedin Nuredinit, nga ora 19:00.
Programi përmbyllës i takon ndejës në oborrin e Teatrit e që sonte ka të ftuar Shpend Hysajn.
Kujtojmë së Festivali i Teatrove në Ferizaj këtë vit shënon edicionin e 52-të, u hapë me 1 tetor dhe do të mbyllet nesër me 7 tetor.
/Gazeta Express