Programi i ngjarjeve për muajin dhjetor/ Teatri ‘Adriana’ - Gazeta Express
string(54) "programi-i-ngjarjeve-per-muajin-dhjetor-teatri-adriana"

Programi i ngjarjeve për muajin dhjetor/ Teatri ‘Adriana’

Arte

Gazeta Express

05/12/2022 15:36

Prej sot e deri më datën 30 të këtij muaji, teatri i qytetit të Ferizajt, ‘Adriana’ do të sjellë para publikut ngjarje të shumta. Pos shfaqjeve, pritet të ketë edhe shfaqje baleti, net filmi e mbrëmje kushtuar miqve të teatrit, për fundvit.

“Marksistët e Lenenistët e Zvicrës” nga Jeton Neizraj do të luhet sot, më 5 dhjetor shfaqje kjo që udhëton në Gjakovë, më 7 dhjetor në ‘Artmania Festival’.

Lexo Edhe:

Data 6, i takon muzikës së Shpat Dedes dhe Visar Kuçit e Tomor Kuçit, mbrëmje kjo e titulluar ‘Muzikë n’Teatër’.

‘Lufta e Gruas’ luhet më 9 dhjetor, shfaqje kjo nga Ibush Arifi me regji të Agim Selimit, prodhim i teatrit ‘Adriana’.

Në mesin e ngjarjeve është edhe premiera për fëmijë, shfaqja ‘Kësulkuqja’ me regjisor Sabri Pajazitin.

Shfaqja e Baletit, luhet më 23 dhjetor më fillim nga ora 19:00, ndërsa ‘Natë Filmi’ vjen dy ditë më pas ku do të shfaqen filmat: “Yellow Camel, “Sea by the River and the River by the Sea” dhe “Ditë e Kuqe”.

Festa e fundvitit më miqtë e Teatrit, mbahet më 29 dhjetor në bashkëpunim mes Festivalit të Teatrove në Ferizaj dhe Teatrit ‘Adriana’.

Krejt në fund programit për këtë muaj e për këtë vit e mbyllin fëmijët e shkollës së muzikës, artit dhe baletit “Mjellma”.

/Express