Nga data 18 shtator, Teatri Oda sjellë për publikun shfaqje dhe pjesë të Festivalit Femart i cili organizohet në kuadër të organizatës Artpolis.
Më 18 shtator, luhet shfaqja e Jeton Nezirajt me regji të Agon Myftarit, “Charles III”. Nga 26 deri më 28 shtator, Festivali FemArt sjellë në Oda shfaqje dhe koncert.
Më 26 shtator luhet premierë shfaqja “O zot, o zot, e zoja e shpisë” nga Robert Nuha. Më 27 shtator mbahet koncert nga Lucia de Carvalho, përderisa me 28 shtator shfaqet “Revolt. She said. Revolt again” me regji të Zana Hoxha.