Dita e hëne ka filluar nga ora 12:00 me këshillim falas ligjor për gra dhe vajza në Kosovë në Banesë, tema ishte ‘Mundësi profesionale për gra’. Eventi është drejtuar nga Iliriana Gashi.
E marte në Kino Klubi do të mbahet shfaqja e filmit ‘Wild Relatives’ nga Jumana Manna, program special i Manifesta 14 Prishtina në Dokufest, Prizren.
Ditën e mërkurë, në qendrën për praktikë rrëfyese do të mbahet prezantimi nga Driant Zeneli, me temën ‘Kafshët. Na ishte një herë…Në kohën e tashme’.
Data 11 korrik, specifikisht dita e enjte i takojnë prezantimeve, workshopave dhe paneleve të diskutimit. ‘Hapësira, angazhimi dhe mbështetja [për të rinjtë në Kosovë’ është paneli që do të mbahet nga UN. Paneli do të mbahet në hapësirat e korridorit të gjelbër. Punëtoria e robotikës për fëmijë në anën tjetër në Hotel Grand Prishtina do të mbahet nga Driant Zeneli në bashkëpunim me Bonevet.
Biseda me Yll Xhaferin po ashtu është pjesë e programit të ditës së enjte, tema është ‘Natyra e ndryshimit’.
E premtja ka në program edhe sesionin e leximit. Në korridorin e gjelbër do të ketë panel diskutimi nga UN Habitat me temën ‘Dizajni i hapësirave publike- sfida të mëdha për mirëmbajtje’, për ta pasuar sesioni i leximit nga Elona Beqiraj me titull ‘Dhe ne vinim çdo verë’.
Të shtunën edhe të dielën mbahet sesoni i leximit dhe shkrimit kreativ nga Dije Demiri Frangu dhe punëtoria e Kaltrina Berishes, Punëtori animacioni StopMotion.
/Gazeta Express