Programi i filmave për fëmijë dhe familje në Armata - Gazeta Express
string(51) "programi-i-filmave-per-femije-dhe-familje-ne-armata"

Arte

Gazeta Express

15/01/2026 14:48

Programi i filmave për fëmijë dhe familje në Armata

Arte

Gazeta Express

15/01/2026 14:48

Duke filluar nga kjo javë, çdo të diel, prej orës 12:00, Kino Armata hap dyert për më të vegjlit me një program të veçantë filmash të dedikuar për fëmijë dhe familje.

Filmi i parë që do të shfaqet është animacioni i metrazhit të gjatë ‘FLOW’, i realizuar nga regjisori leton Gints Zilbalodis, i njohur për stilin e tij minimalist dhe shumë emocional. Filmi ndjek historinë e një maceje të vetmuar në një botë të përmbytur nga uji, ku njerëzit janë zhdukur dhe natyra ka marrë një formë të re. Gjatë udhëtimit të saj, macja bashkohet me kafshë të tjera dhe, përmes bashkëjetesës dhe bashkëpunimit, mëson se mbijetesa nuk është e mundur pa mirëkuptim dhe solidaritet.

Flow është film pa dialog, ku rrëfimi ndërtohet përmes imazheve, lëvizjes, muzikës dhe tingujve të ambientit, duke e bërë historinë universale dhe lehtësisht të kuptueshme për fëmijë dhe të rritur. Filmi është realizuar kryesisht me programin Blender, një softuer i hapur dhe falas, dhe është krijuar gjatë disa viteve pune intensive, me një qasje shumë intuitive nga regjisori, pa storyboard tradicional. Kjo i jep filmit një ndjesi të lirë, organike dhe shumë të veçantë vizualisht.

Regjisori Gints Zilbalodis është regjisor i pavarur i animacionit dhe Flow është filmi i tij i dytë me metrazh të gjatë, pas filmit Away (2019). Me këtë vepër, ai ka marrë çmimin Oscar për Best Animated Feature (Filmi më i Mirë i Animuar) në Academy Awards 2025, Golden Globe për Best Animated Feature Film dhe është shpërblyer me European Film Award për Filmin më të Mirë të Animuar nga European Film Academy, një nga çmimet kryesore të kinemasë evropiane.

Advertisement
Advertisement
Advertisement