Galeria Kombëtare e Kosovës ndanë programin e edukimit për muajin tetor. Në kuadër të ekspozitave “Dren Maliqi – Spatwerk” dhe “Nga Koleksioni: Kur qeniet takohen”, do të promovohet rëndësia e ngritjes së dialogut dhe ndarjes së pikëpamjeve të ndryshme ndërsa ekspozohen veprat e artit në katin e perdhesë dhe të parë të galerisë.
GKK fton në pjesëmarrje të këtyre udhërrëfimeve për të kuptuar më shumë kontekstet dhe rrëfimet e të dyja ekspozitave, ndërsa do të interpretohen teknikat, stilet dhe konceptet e artistëve.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për këdo që dëshiron të përfshihet në diskutime rreth temave që trajtojnë ekspozitat, përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave mes udhërrëfyesve në ekspozitë dhe vizitorëve të tjerë.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...