string(21) "profil-mirush-kabashi"

Arte

Gazeta Express

05/12/2023 15:47

PROFIL / Mirush Kabashi

Arte

Gazeta Express

05/12/2023 15:47

Kush ishte Mirush Kabashi

Mirush Kabashi lindi në vitin 1948 në qytetin e Shkodrës. Familja e të atit ishte me origjinë nga Gjakova, ndërsa vetë Kabashi u rrit në qytetin bregdetar të Durrësit. Në vitin 1970 ai u diplomua si aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.

Mirushi vazhdoi punën në teatrin e Durrësit vazhdoi deri në vitin 1994, duke mbajtur edhe pozicionin e drejtorit nga 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues ndërsa në vitin 2002 dhe në vijim kaloi në Teatrin Kombëtar.

Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 në Teatrin Kombëtar. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare, me rreth 100 role në teatër dhe filma.

Disa nga filmat ku ai ka luajtur janë:  Kronikë provinciale, Ne dhe Lenini, Nata, Edhe ashtu edhe kështu, Binarët, Telefoni i një mëngjesi, Shoqja nga fshati, Një ndodhi në port, e shumë pjesë të tjera artistike. Mirushi njihet gjithashtu edhe për interpretimet artistike të poezive.

Me interpretimet e tij disa poezive shqipe, ai ka dëshmuar potencialin e rrallë të një interpretuesi. Shumë poezi janë gjetur, rilexuar pikërisht si pasojë e interpretimit të aktorit Mirush Kabashi. Tonaliteti e përjetimi i tij në secilën strofë arrinte që të krijonte një komunikim tejet të afërt me publikun.

Në qershor të vitit 2021, në media qarkulloi një lajm se Mirush Kabashi kishte ndërruar jetë. Aktori i madh i skenës shqiptare gëzonte shëndet të plotë dhe deklaroi se lajmin e mori me sportivitet.

“Nuk e di nëse është bërë qëllimisht, gabimisht apo ka qenë lapsus, por e vërteta është kjo, që unë pata kënaqësinë të provoj çfarë kam lënë pas.

Kam përjetuar një kënaqësi sepse kam konstatuar se ajo që do të lë pas është pasuria më e madhe,” – u shpreh Kabashi.

Të pathënat e filmit “Koncert në vitin 1936”

Ai tregoi se Enver Hoxha e kishte pëlqyer pjesën e tij dhe të Robert Ndrenikës, moment ky që i hapi dyert dy aktorëve në rrugën e kinematografisë.

Kabashi u shpreh se nuk e dinte si vendosi Enver Hoxha të deklaronte pëlqimin e tij për filmin, por për ta ishte një dritë jeshile.

“Unë kam përshtypjen që ka pasur shumë detaje që kanë lindur mbi bazën e skenarit. Kiço Blushi ishte njeri shumë fisnik. Ai vetë ngacmonte krijimtarinë e artistëve,” – u shpreh aktori i pyetur për ndryshimet e bëra në skenar.

Kabashi tregoi një nga këto momente kur në fund të filmit bëhej revolta dhe aktori duhej të hipte mbi një karrike dhe u rrëzua.

U bënë dy dubla për këtë skenë, siç tregoi aktori mes të qeshurash, dhe vetë regjisori kishte dalë nga skenari duke i porositur që ta rrëzojnë.

Filmografia

Kronikë provinciale (2009)

Ne dhe Lenini (2008)

Nata (1998)

Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës

Binarët (film) (1987)

Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi

Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci

Nxënsit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan

Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi

Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)

Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani

Gezhoja e Vjeter (1980) ………Bake

Radiostacioni (1979) ……Nje nga tekniket e Radios

Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari

Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i zanit

Emblema e dikurëshme (1976) ……..Veniamin Papa