Sot është ditëlindja e shkrimtares Mary Ann Evans, e njohur me emrin e saj letrar si George Eliot. Ajo zgjodhi të ketë një emër mashkullor për t’i shpëtuar stereotipit se shkrimet e grave kufizoheshin në romanca të lehta. Si burrë, ajo mendonte se puna e saj do të merrej më seriozisht. Geroge Eliot (Mary Ann Evans) ishte poete, gazetare, përkthyese angleze dhe një nga shkrimtaret kryesore të epokës viktoriane.
Ajo shkroi shtatë romane: “Adam Bede”, “Mulliri në Floss”, “Silas Marner”, “Romola”, “Felix Holt, Radikali”, “Middlemarch” dhe “Daniel Deronda”.
Veprat e saj njihen për realizmin e tyre, depërtimin psikologjik, përshkrimin e detajuar të fshatit dhe të jetës rurale angleze.
Mary Ann Evans, u
lind më 22 nëntor 1819 dhe vdiq më 22 dhjetor 1880. Ajo njihej ndryshe me emrin
Mary Anne ose Marian, e njohur gjithashtu me emrin e saj të artit, George
Eliot. Eliot ishte një romanciere, poete, gazetare, përkthyese dhe një nga
shkrimtarët kryesorë të periudhës Viktoriane. Gjatë karrierës së saj si
shkrimtare atë e përfaqëson një galeri prej shtatë romanesh, shumica e të
cilave trajtojnë histori të vendosura në Anglinë provinciale dhe janë të njohur
për realizmin e një pasqyrimi të mprehtë psikologjik dhe një pene të hollë e
mbrujtur prej një shpirti të ndezur atij pasioni që e shoqëroi prej fillimit
deri në mbarim udhëtimin e saj krijues në një periudhë shumë të tendosur
zhvillimesh dhe sfidash krijuese.
Ajo ia arriti të shpëtonte stereotipit të shkrimtareve gra, të cilat
kufizoheshin vetëm tek romancat e dashurisë, pathosi i një zemre delikate dhe
një dritëpamësia të botës të ndryshtë dhe të tejparë në thellësi dhe shtrirje
të brendisë së tekstit dhe shpirtit, atij që i blatohej rrëfimit dhe atij që e
hymnizonte përmes idesë dhe mendimit. George Eliot dëshironte që trilli i saj
të trajtohej shkëputur nga puna që bënte, tashmë gjerësisht e njohur si
redaktore dhe kritike. Një faktor tjetër në përdorimin e një emri të artit mund
të ketë qenë një dëshirë për të mbrojtur jetën e saj private nga shqyrtimi
publik, duke shmangur kështu skandalin që do të dilte për shkak të marrëdhënies
së saj me George Henry Lewes.
“Eliot’s Middlemarch” i George Eliot është konsideruar nga romanicierët, Martin
Amis dhe Julian Barnes, si romani më i madh në gjuhën angleze.
Lexuesit në epokën viktoriane vlerësuan romanet e saj për përshkrimet e tyre të
shoqërisë rurale. Pjesa më e madhe e materialit për prozën e Eliot u nxor nga
përvoja e saj personale. Ajo ndau me Wordsworth besimin se kishte shumë vlera
dhe bukuri për t’u shpërfaqur nga jeta dhe zakonet e vendit. Sidoqoftë, Eliot
nuk e kufizoi krijimtarinë e saj vetëm me histori të fshatit anglez. “Romola”,
është një roman historik i vendosur në Francën e fundit të shekullit të
pesëmbëdhjetë, e cila u bazua në jetën e priftit italian Girolamo Savonarola .
Në librin “Cigani spanjoll”, ajo bëri një përmbledhje në vargje, por
popullariteti fillestar që ajo pati si poete.
Në kohën e Daniel Deronda, shitjet e Eliot po binin dhe ajo ishte zbehur nga
interesi i publikut. Kjo situatë mbeti e tillë edhe pas publikimit të një libri
biografik pas vdekjes së saj nga bashkëshorti, e cila e portretizoi atë si një
grua e mrekullueshme, gati shenjtërore, krejtësisht në kundërshtim me jetën
skandaloze që njerëzit e dinin që ajo kishte bërë. Në shekullin e 20-të ajo u
rikonsiderua nga një kastë e re e kritikës, më së shumti nga Virginia Woolf, e
cila e quajti “Middlemarch” “një nga romanet angleze të shkruara për njerëzit e
rritur”. Më 1994, kritiku i famshëm letrar, Harold Bloom e vendosi Eliotin ndër
shkrimtarët më të rëndësishëm perëndimore të të gjitha kohërave . Gjithashtu,
në një sondazh të autorëve më 2007 nga TIME, romani “Middlemarch” u votua si
vepra e dhjetë më e madhe letrare e shkruar ndonjëherë. Në vitin 2015,
shkrimtarët nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar e votuan atë si e para nga të
gjithë romanet britanike. Përshtatjet e ndryshme filmike dhe televizive të
librave të Eliot e kanë riprezantuar atë në publikun më të gjerë të leximit.