Profesori universitar: Albin Kurti është dashur ta nderojë sot Ibrahim Rugovën - Gazeta Express
string(77) "profesori-universitar-albin-kurti-eshte-dashur-ta-nderoje-sot-ibrahim-rugoven"

Gazeta Express

02/12/2019 18:48

Profesori universitar: Albin Kurti është dashur ta nderojë sot Ibrahim Rugovën

Gazeta Express

02/12/2019 18:48

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Paçarizi, ka thënë se Albin Kurti nuk është më person privat që mund të zgjedhë të shkojë ose jo për ta nderuar figurën e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ka theksuar se në ditëlindjen e 75-të Rugova është dashur të nderohet edhe nga Kurti.

Lexo Edhe:

“Kurti është fitues i zgjedhjeve, është kryetar i partisë më të madhe në vend dhe partner potencial i koalicionit me LDK-në, parti të cilën e ka themeluar Presidenti Rugova dhe që LDK tash e mban si emblemë të saj”, ka thënë Paçarizi, njofton Klan Kosova.

“Kurti është dashur të shkojë te varri i Presidentit Rugova sot, edhe për hir të votuesve të të dyja partive. Është dashur ta vizitojë Familjen Rugova, ose t’ia uronte ditëlindjen Rugovës”.

“Qytetarët dy muaj pas zgjedhjeve jetojnë me sentimentet e Presidentit Rugova që e kanë mbajtur si emblemë edhe në fushatën zgjedhore”.