Profesori slloven i gjeopolitikës: BE-ja u gabua me Borellin dhe Lajçakun, çështjen e Kosovës e zgjidh SHBA-ja - Gazeta Express
string(108) "profesori-slloven-i-gjeopolitikes-be-ja-u-gabua-me-borellin-dhe-lajcakun-ceshtjen-e-kosoves-e-zgjidh-shba-ja"

Profesori slloven i gjeopolitikës: BE-ja u gabua me Borellin dhe Lajçakun, çështjen e Kosovës e zgjidh SHBA-ja

Gazeta Express

21/05/2020 10:56

Analisti dhe profesori slloven i gjeopolitikës, Laris Gaiser, thotë se Bashkimi Evropian ka bërë gabim kur ka përzgjedhur Josep Borellin në krye të diplomacisë dhe Miroslav Lajcakun si emisar për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij, të dy vijnë nga dy shtete që nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe një gjë e tillë dëshmon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë çështjen e dialogut Kosovë – Serbi do të marrin me të dy duart.

“Me emërimin e Lajçakut si Përfaqësues Special si dhe të Borellit, BE-ja mori vendim që të gjuante veten në të dy gjunjët dhe të përkulej përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të dy përfaqësojnë një mjedis politik që e kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe është e pamundur që të pritet që Lajçak të jetë i besueshëm dhe i pranueshëm për shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Gaiser për Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Profesori slloven thotë se këto dy emërime janë vetëm garanci që tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të udhëheqin procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kjo vetëm garanton që Washingtoni do t’i marrë gjërat në duart e veta dhe kriza aktuale politike është dëshmi e gjithë kësaj”, ka shtuar ai.

Profesori i gjeopolitikës tutje ka thënë se situata aktuale duhet të jetë një mësim për vendet e Ballkanit Perëndimor që të përmirësojnë raportet mes vete, meqë sipas tij BE-ja po e dëshmon që nuk ekziston si projekt politik por vetëm si një organizatë ekonomike nën direktivat e Gjermanisë. Është e kotë të pritet ndonjë lëvizje e madhe politike nga një xhuxh politik”, ka thënë ndër të tjera Gaiser. /GazetaExpress/