Profesori i Universitetit të Beogradit: Është e mundur që në Serbi të jetë krijuar një bazë e re agjentësh rusë - Gazeta Express
string(110) "profesori-i-universitetit-te-beogradit-eshte-e-mundur-qe-ne-serbi-te-jete-krijuar-nje-baze-e-re-agjentesh-ruse"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2023 13:53

Profesori i Universitetit të Beogradit: Është e mundur që në Serbi të jetë krijuar një bazë e re agjentësh rusë

Lajme

Gazeta Express

03/05/2023 13:53

Ka mundësi që mes 200 mijë refugjatëve rusë që kanë gjetur strehë në Serbi, të ketë edhe agjentë të Putinit dhe në këtë kuptim një bazë e re për funksionimin e një agjencie ruse që mund të udhëtojë, që ka akses në bankat evropiane, komunikimet, një treg dhe të ngjashme, nuk është përjashtuar, theksoi Ivan Videnoviq, profesor në Universitetin e Beogradit dhe këshilltar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Në një intervistë për portalin Autonomija në Vojvodinë, ai shprehu shpresën se në mesin e emigrantëve rusë, ka më shumë ata që kanë ardhur për të ikur nga lufta, me idenë për të mbrojtur bizneset e tyre dhe për të thyer murin e sanksioneve të ngritura rreth Rusisë.

Lexo Edhe:

Miqësia serbo-ruse do të rikonfirmohej kështu për herë të dytë, duke mirëpritur një valë të re refugjatësh që “ikin nga regjimet e çmendura ruse”: njëri në vitet 1920, tjetri në shekullin e 21-të, thekson ai.

“Për të mbrojtur rusët që kanë ardhur në Serbi, punët e tyre, ekzistencën e tyre, ne duhet të distancohemi qartë nga regjimi në Moskë”, tha Videnoviq.

Duke komentuar mënyrën se si disa figura të opozitës ruse kanë performuar në Serbi, Videnoviç tha se “regjimi i Beogradit e ka tradhtuar popullin rus”.

Videnoviç theksoi se ishte një krim, d.m.th. “bashkëfajësi në një krim” që shërbimet e inteligjencës të një vendi të transmetonin informacione për kundërshtarët politikë të regjimit në një vend tjetër, pas së cilës anëtarët e opozitës u dënuan me dënime drakoniane.

“Nëse doni miqësi me popullin rus, atëherë le të respektojmë detyrimin për të mbrojtur interesat personale dhe ekonomike të atyre që kanë ardhur dhe kanë kërkuar strehim në vendin tonë; nëse jemi të vendosur të jemi miq me Putinin, atëherë jemi armiq të ata që kanë ardhur këtu dhe që janë në rrezik të vazhdueshëm të kthehen në vendin e tyre”, paralajmëroi ai.

Videnoviq shtoi se fushata pro Putinit po drejtohet në mënyrë të barabartë nga mediat e orientuara nga tabloidët dhe ata që e konsiderojnë veten seriozë dhe se kjo fushatë “mbështetet dhe financohet nga NIS, e cila i përket Federatës Ruse”, edhe pse vetë Putini ka ka treguar vazhdimisht se regjimi i tij është armiqësor ndaj Serbisë.

“Ju kujtoj se Rusia u tall dhe i hodhi poshtë vendimet e gjyqësorit serb që kërkonte ekstradimin e familjes së Sllobodan Millosheviqit. Kjo jo vetëm që u refuzua, por u tall deri në atë masë që familja Millosheviq mori statusin diplomatik në Rusi, gjegjësisht mbrojtjen diplomatike”, tha Videnoviq.

Kur bëhet fjalë për çështjet kyçe, marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët e saj, për Kosovën, Ukrainën, BE-në, Videnoviç thotë se nuk sheh “asnjë ndryshim serioz në raportimin e të ashtuquajturave media të pavarura dhe tabloideve të Vuçiqit”./Beta