Profesori i të drejtës penale: Kur ka interes, Kurti i respekton organet e drejtësisë - Gazeta Express
string(83) "profesori-i-te-drejtes-penale-kur-ka-interes-kurti-i-respekton-organet-e-drejtesise"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 7:32

Profesori i të drejtës penale: Kur ka interes, Kurti i respekton organet e drejtësisë

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 7:32

Profesori i të drejtës penale, Kolë Krasniqi, e ka komentuar paraqitjen në gjykatë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që e bëri gjatë ditës në cilësinë e të dëmtuarit në rastin ku Faton Klinaku po akuzohet për kanosje ndaj tij.

Krasniqi tha se fillimi dhe përfundimi i gjykimit në këtë rast ishte tejet profesional, por tha se paraqitja e Kurtit në këtë seancë si i dëmtuar dhe refuzimi i tij që të paraqitet si dëshmitar në afera të ndryshme korruptive, tergon për qëndrime të ndryshme të tij.

“E përgëzoj Kurtin për shkuarjen dhe përgjigjen ndaj ftesës që të paraqitet në gjykatë, mirëpo në këtë rast është paraqitur vetëm si person i dëmtuar”.

“Paraqitja e tij në këtë seancë si person i dëmtuar dhe refuzimi i tij i mëparshëm që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit për dhënien e informacioneve të caktuara lidhur me afera të ndryshme korruptive tregon për qëndrime të ndryshme të Kurtit në raport me sistemin e drejtësisë”, tha Krasniqi në Ediconin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se Kurti ku ka interes që të përfitojë nga nga disponime të ndryshme të opinionit publik kur paraqitet si viktimë, paraqitet dhe i respekton institucionet e drejtësisë.

“Mirëpo, në raste të tjera kur ai vlerëson se pikërisht shkuarja e tij para organeve të drejtësisë mund ta rrezikojë kredibilitetin e tij politik, i refuzon dhe i akuzon institucionet e drejtësisë”.

“Pikërisht qëndrimi i tij apo qëndrimi i një figure publike në raport me sistemin e drejtësisë, në mënyra të tilla ndikon në mënyrë tejet negative në opinionin publik por i jep edhe një imazh tejet negativ sistemit të drejtësisë në arenën ndërkombëtare”, tha ai.