Profesor Aliaj: Tërmet si ai i 26 nëntorit bie pas 100 vitesh - Gazeta Express
string(60) "profesor-aliaj-termet-si-ai-i-26-nentorit-bie-pas-100-vitesh"

Profesor Aliaj: Tërmet si ai i 26 nëntorit bie pas 100 vitesh

Gazeta Express

03/12/2019 17:18

Njohës të sizmilogjisë sugjerojnë që kushtet teknike të projektimit antisizmik duhet të përditësohen në bazë të eurokodeve.

Në një intervistë për RTV Ora, drejtori i fundit i Institutit të Sizmiologjisë Shyqyri Aliaj  shprehet se ndërtesat në Shqipëri vijojnë të ndërtohen mbi bazën e kodeve të hartuara në 1989 që sipas tij duhen ndryshuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lexo Edhe:

Shyqyri Aliaj: Tani ka ardhur koha që ky kusht të bjerë sepse ne bëjmë llogaritje rreziku me aksiracione. Të hartohet një kusht i ri teknik i ndërtimeve antisizmike.

Aliaj shprehet se zona bregdetare e Shqipërisë është më e rrezikuara nga lëvizjet sizmike për shkak të vendosjes së pllakave tektonike. Ndërsa thekson se sipas studimeve, një tërmet i një magnitude mbi 6 të shkallës rihter mund të ndodhë pas 100 vitesh.

Shyqyri Aliaj: Një tërmet i tillë në Durrës ka rënë në 1926. Bëhet 100 vjet që ajo zonë akumulonte dhe zona bregdetare e Shqipërisë është zona me rrezik më të lartë sizmik në Shqipëri.  Ndërsa tërmetet 3-3.9 do vazhdojnë, me 2-2.3 ka në gjithë në Shqipërinë.

Gjatë përurimit të veprës të Salvadore Bushatit mbi “Bazat teorike dhe metodave sizmike”, Aliaj theksoi se studimet në këtë fushë duhet të vijojnë, në mënyrë që shqiptarët të mësojnë të bashkëjetojnë me lëvizjet sizmike./oranews