Producenti kosovar, Edi Lushi është takuar sonte me producentin amerikan Stephen Mao. Ky i fundit është producent i filmit “Skin” me të cilin ka fituar edhe çmimin Oskar
Sonte edhe zyrtarisht ka filluar Festivali i Filmit në Cannes, ku në ceremoninë e hapjes së këtij festivali ishte i pranishëm edhe producenti kosovar, Edi Lushi.
Lushi tashmë është gati për të realizuar dy projektet e tij filmike, me të cilat ka filluar një vit me parë dhe tani është në fazën e para-produksionit.
Bëhet fjalët për projektet serialet filmike “Albanian Gangster” (Gangsteri shqiptar) dhe për serialin filmik që paraqet luftën e Kosovës, me titull “In the Name of Freedom” (Në emër të Lirisë”.
Të dy filmat bazohen në jetën e vërtetë, dhe janë të zhanrit dokumentar-fiktiv, derisa regjisor i këtyre dy serialeve televizive është regjisori danez, Peter Anthony.
Edi Lushi është takuar me producentin e njohur amerikan, Stephen Mao, pikërisht për këto dy projekte derisa po ashtu gjatë ditës së sotme ai ka pasur një takim edhe me aktorin amerikan, Steven Segal.
Në ditët në vazhdim pritet që të këtë edhe takime të tjera, si dhe të arrihen marrëveshje të tjera që të realizohen këto dy seri filmike në Kosovë gjatë këtij viti. /GazetaExpress/