Prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, ka një parashikim shqetësues ndaj zhvillimit të vaksinës anti-covid - Gazeta Express
string(107) "prodhuesi-me-i-madh-i-vaksinave-ne-bote-ka-nje-parashikim-shqetesues-ndaj-zhvillimit-te-vaksines-anti-covid"

Prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, ka një parashikim shqetësues ndaj zhvillimit të vaksinës anti-covid

Gazeta Express

17/09/2020 7:28

Shumë njerëz po mbështeten në një vaksinë të koronavirusit për ta kthyer botën në normalitet.

Por me shumicën e vaksinave të mundshme ende në fazat e tyre të testimit, është e vështirë të dihet saktësisht se kur mund ta presim përsëri atë ndjenjë të normalitetit.

Lexo Edhe:

Ndërsa parashikimet e përhapura, duke përfshirë edhe një të fundit nga Dr. Anthony Fauci, për një vaksinë deri në fund të vitit, ky eksitim mund të jetë në të vërtetë i parakohshëm.

CEO i prodhuesit më të madh të vaksinave në botë ka dalë së fundmi me një parashikim shqetësues: Një vaksinë Covid nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë në botë deri në 2024.

“Do të duhen katër deri në pesë vjet derisa të gjithë të marrin vaksinën në këtë planet,” tha Adar Poonawalla, CEO i ‘Serum Institute’ të Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, për burimin medial Financial Times në një intervistë të fundit përcjell Gazeta Shneta.

Sipas Financial Times, instituti ka bashkëpunuar me pesë firma farmaceutike ndërkombëtare për të zhvilluar një vaksinë Covid, duke përfshirë kompaninë me bazë në Shtetet e Bashkuara Novavax dhe kompaninë britanike-suedeze AstraZeneca.

Instituti është zotuar të prodhojë një miliard doza të vaksinës Covid, gjysma e të cilave tashmë është zotuar në Indi. Fatkeqësisht, udhëheqësi Poonawalla parashikon që kjo nuk do të jetë e mjaftueshme.

Nëse vaksina COVID bëhet në dy doza, si fruthi, ai vlerëson se bota në të vërtetë do të ketë nevojë për 15 miliardë doza të vaksinës. Dhe duke parë që asnjë prodhues tjetër i vaksinave nuk është zotuar ende të bëjë aq shumë doza sa instituti në fjalë, nuk duket mirë nga pikëpamja globale.

‘Serum Institute’, është prodhuesi më i madh i vaksinave globalisht për nga vëllimi, sipas Financial Times.

Kompania prodhon 1.5 miliardë doza vaksinash për përdorim në më shumë se 170 vende çdo vit për sëmundje të ndryshme infektive si poliomieliti, fruthi dhe gripi.

Ndër të tjera, instituti është vendosur të prodhojë doza vaksinash Covid për 68 vende sipas kontratës së tij me AstraZeneca dhe për 92 vende sipas kontratës së tij me Novavax.