Prodhohet kur përqafohemi dhe bëjmë seks, hormoni Oksitocina mund të shërojë një zemër të thyer! - Gazeta Express
string(94) "prodhohet-kur-perqafohemi-dhe-bejme-seks-hormoni-oksitocina-mund-te-sheroje-nje-zemer-te-thyer"

Shneta

Gazeta Express

30/09/2022 13:54

Prodhohet kur përqafohemi dhe bëjmë seks, hormoni Oksitocina mund të shërojë një zemër të thyer!

Shneta

Gazeta Express

30/09/2022 13:54

Dashuria e vërtetë e sinqertë dhe pa interes mund të shërojë një zemër të thyer. Ky është konkluzioni i fundit pas një studimi.

Shkencëtarët në Michigan kanë zbuluar se Oksitocina, e cila prodhohet nga trupi ynë kur ne përqafohemi, bëjmë seks dhe biem në dashuri, riparon qelizat në një zemër të lënduar.

Lexo Edhe:

Kur një person pëson një atak në zemër, kardiomiocitet e tij, të cilat e lejojnë atë të tkurret, vdesin në sasi të mëdha.

Këto qeliza shumë të specializuara dhe nuk mund të rimbushen.

Mirëpo tashmë studiuesit kanë zbuluar se oksitocina stimulon qelizat burimore në shtresën e jashtme të zemrës, të cilat migrojnë në shtresën e mesme të saj dhe shndërrohen në kardiomiocite.

Pas studimit të thelluar shpresohet se një ditë hormoni i dashurisë mund të përdoret për të zhvilluar një trajtim.

Autori kryesor i studimit Dr. Aitor Aguirre, një asistent profesor në biologji në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, tha: “Këtu tregojmë se oksitocina është në gjendje të aktivizojë mekanizmat e riparimit të zemrës në zemrat e thyera, duke hapur derën për terapi të reja potenciale për rigjenerimin e zemrës tek njerëzit”.