string(56) "prodhimi-i-energjise-shenoi-renie-ne-2024-en-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2025 21:29

Prodhimi i energjisë në Shqipëri shënoi rënie në 2024-ën

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2025 21:29

Në vitin 2024, prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri arriti vlerën 7.837 GWh nga 8.796 GWh energji të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar një rënie të prodhimit me 10,9 %.

Referuar raportit të publikuar sot nga INSTAT, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52,1 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 41,4 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 6,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 2.669 GWh nga 1.922 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 38,9 %.