string(102) "prodhimi-i-droneve-ne-mal-te-zi-ne-bashkepunim-me-amerikanet-marreveshja-nenshkruhet-nga-nik-gjeloshaj"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 8:27

Prodhimi i dronëve në Mal të Zi në bashkëpunim me amerikanët, marrëveshja nënshkruhet nga Nik Gjeloshaj

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 8:27

Qeveria e Malit të Zi synon të hyjë në bashkëpunim me një kompani amerikane për të nisur prodhimin e mjeteve ajrore (dron) pa pilot dhe grupi i parë i prodhuar do t’i dhurohet Ukrainës. Ky informacion bëhet i ditur sot nga mediat malazeze, duke iu referuar “letrës së qëllimit” të miratuar në Podgoricë në fund të majit.

Siç raportohet, në dokument thuhet se projekti do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve ushtarake të Malit të Zi në kuadër të aleancës së NATO-s, do të ndihmojë Ukrainën në nevojat e saj të mbrojtjes dhe do të forcojë pozicionin ndërkombëtar të Malit të Zi si një partner i besueshëm në fushën e pajisjeve moderne ushtarake.

Marrëveshja e planifikuar, me vlerë 15 milionë dollarë, mbështetet edhe nga administrata amerikane e kryesuar nga presidenti Donald Trump. Letra e qëllimeve, të cilën Qeveria e Malit të Zi e miratoi më 29 maj, është planifikuar të nënshkruhet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, ministri shqiptar Nik Gjeloshaj dhe drejtori i kompanisë By Light Professional IT Services LLC, Robert J. Donahue.

Ky dokument paraqet një hap drejt kontratës përfundimtare, nënshkrimi i së cilës është planifikuar për në shtator.

Mbështetja amerikane për nismën

Marrëveshja parashikon gjithashtu përfshirjen e kompanive nga Mali i Zi dhe rajoni më i gjerë në testimin e sistemeve pa pilot – si ajrore ashtu edhe nënujore. Qeveria ka shprehur gatishmërinë e saj për t’i ofruar Ukrainës serinë e parë të modeleve të hershme të dronëve dhe pajisjeve ushtarake shoqëruese.

Ambasada amerikane në Mal të Zi deklaroi se miratimi i kësaj marrëveshje do të kontribuonte më tej në sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët dhe se Uashingtoni inkurajon të gjithë partnerët e tij që të investojnë në industrinë e mbrojtjes dhe të bashkëpunojnë me kompanitë amerikane.

“Mali i Zi tregon kështu seriozitetin e tij në përmbushjen e detyrimeve të tij të NATO-s, veçanërisht tani që aleatët evropianë pritet të marrin një barrë më të madhe për sigurinë e tyre, duke përfshirë investimin në sistemet ajrore amerikane pa pilot,” tha ambasada.

Për kujtesë, Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe është i detyruar, si anëtarët e tjerë, të ndajë të paktën dy për qind të PBB-së së tij për sektorin e mbrojtjes. Megjithatë, Ambasada Amerikane thekson se pritshmëritë amerikane janë dukshëm më të larta.

aaaaa