Prodhimet pa treg, Rama-fermerëve: Mësoni nga strategjitë e njëri-tjetrit - Gazeta Express
string(71) "prodhimet-pa-treg-rama-fermereve-mesoni-nga-strategjite-e-njeri-tjetrit"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 22:19

Prodhimet pa treg, Rama-fermerëve: Mësoni nga strategjitë e njëri-tjetrit

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 22:19

Në një takim me fermerët ditën e sotme, ku në fokus ishte bujqësia dhe implementimi i teknologjisë në këtë fushë, kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë fermerëve që asnjë prodhim bujqësor nuk mbetet pa u shitur nëse ata  prodhojnë duke pasur një strategji të qartë dhe duke i njohur mirë nevojat e tregut.

Rama u shpreh se fermerët nuk duhet të mbajnë shpresa në subvencionet e mbijetesës, pasi ato nuk janë një zgjidhje e përhershme, por tashmë duhet kaluar në një stad tjetër, në mbështetjen e sipërmarrjeve të suksesshme, pa hequr dorë nga subvencionimet.

Lexo Edhe:

Konkretisht Rama u ndal tek qershitë e Dibrës, ku sipas tij, të njëjtin prodhim ka fermerë që e shesin, ndërkohë ka të tjerë që u mbetet, ndonëse operojnë në të njëjtin territor.

Këtë problematikë ai e cilësoi mosinformim të fermerëve. Sipas tij fermerët duhet të orientohen drejt dijes dhe nevoja të tregut, ndërsa u sugjeroi që të shkojnë të vizitojnë sipërmarrje të suksesshme dhe të mësojnë nga strategjitë e njëri-tjetrit.

Për të informuar fermerët, Rama tha se rolin kryesor duhet ta luajë Ministria e Bujqësisë, e cila duhet të ndërtojë ura komunikimi mes fermerëve dhe sipërmarrjeve të suksesshme.

“E gjitha lidhet me dijen. Nuk ka nevojë të na dëgjoje ne, të shohin si bëjnë tjerët, dalin ca fermerë që hedhin qershitë se nuk i shesin sot, bërtasin për çmimet, subvencionet. Do ishte shqetësues nëse ndodh me gjithë Shqipërinë, në të njëjtin territor ka të tjerë që në këtë kohë bëjnë sukses, më shumë sukses si rezultat i rritjes së çmimeve. Cili është dallimi mes të parëve dhe të dytëve. Pse për të njëjtin vullnet përkushtim, disa e hedhin prodhimin dhe disa bëjnë të ardhura të larta, është i njëjti shtet, qeveri struktura, dobësi dhe ja ku janë dy realitete. Ca duhet bërë këtu, e para ata fermerë duhet të marrin mundimin dhe të shkojnë të tjerët dhe tu thonë si e bëni këtë dhe ta shikojnë atje sesi ndodh kjo dhe e dyta i takon ministrisë AZHBR që të ndërtojnë ura komunikimi, kanale informacioni për të transferuar dijen”, tha Rama.

Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë, ishte gjithashtu e pranishme në takim. Ajo bëri me dije se po ndërtohet një portal online që do t’i shërbejë fermerëve për të marrë informacione për prodhimin, tregun si edhe politikat që do të ndiqen për bujqësinë.

“Në bashkëpunim me BERZH po ndërtojmë një portal në dispozicion të fermerëve dhe agrobizneseve me të dhëna për mundësitë e financimit, transparencë për politikat, ofrimin e informacioneve lidhur me tregun dhe prodhimin ne vend”, tha Krifca.

Kryeminsitri njoftoi një tjetër mbështetje për fermerët por nga ana tjetër do ndryshoj edhe skema e naftës, ku fermerët do sjellin dhe faturat e shitjeve të prodhimeve.

“Po bëhemi gati për financimin e radhës për fermerët. Naftën do e marrësh dhe do sjellësh dhe faturat dhe raporti që ke marrë naftën por ke prodhuar dhe ke shitur. Është një hap tjetër për tu hedhur”, tha Rama.